Njoftim për medie
12.11.2010
Ju njoftojmë se më 18 nëntor 2010, në orën 13:30, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do ta bëjë inaugurimin solemn të bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese, e cila u mbështet nga Projekti i GTZ-së për Reformë Ligjore.
Ceremonia do të mbahet në objektin e Gjykatës Kushtetuese, në rrugën “Perandori Justinian” p.n. në Prishtinë.
Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të marrin pjesë në këtë ceremoni.