Njoftim për medie

23.12.2009
Ju njoftojmë se ditën e enjte, më 24.12.2009, me fillim nga ora 10:00, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë Konferencë për Shtyp, ku do të prezantohet puna e saj në vitin e parë të funksionimit si autoriteti më i lartë dhe përfundimtar në Republikën e Kosovës për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.
Konferenca do të mbahet në Sallën e Konferencave të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, dhe me këtë rast do të ketë një prezantim të punës nga ana e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Prof. Dr. Enver Hasani.
Rrjedhimisht, sipas agjendës së paraparë, pas përfundimit të Konferencës do të shtrohet një Koktej për të gjithë përfaqësuesit e medieve në Kosovë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin.
Ju lutemi që për çdo informatë shtesë të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në telefonin 038/220-104 ose në adresën e emailit: [email protected].