Njoftim për medie

23.07.2009

Më 16 korrik 2009, Presidenti Fatmir Sejdiu kishte pranuar betimin e Snezhana Snezhana Botusharova-Doicheva nga Republika e Bullgarisë, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja  Snezhana Botusharova-Doicheva i bashkohet dy kolegëve të saj, gjyqtarit Robert Carolan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjyqtarit Almiro Simoes Rodrigues nga Republika e Portugalisë, si të emëruar ndërkombëtar në gjykatën nëntë-anëtarëshe.

Ceremonia e dhënies së betimit u mbajt në Zyrën e Presidentit të Kosovës dhe përfshiu edhe gjyqtarin Enver Hasani, njëherit edhe Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Peter Feith, shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, udhëheqës të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues nga kori diplomatik.

Gjyqtarja Snezhana Botusharova-Doicheva është aktualisht gjyqtare ndërkombëtare në Dhomën për Krime Lufte pranë Gjykatës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo më parë ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.