Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Komunale ne Prizren c. nr. 368/2000, te 8 majit 2003, Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës Rev. 46/2005 (C. nr. 99/07), te 28 dhjetorit 2006, si dhe te vendimeve te gjykatave ne Suedi dhe aktgjykimeve Nr. 8329/06 dhe 9095/07 te Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut.

Nr. të lëndës KI 63/09

Parashtruesit: Bajram Santuri

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar së pari se Gjykata Komunale e Prizrenit dhe Gjykata Supreme kishin shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 dhe 37 kur kishin refuzuar kërkesën e tij për trashëgiminë pronësore kundër hallës dhe axhës së tij. Parashtruesi i kërkesës argumentoi se vendimi i Gjykatës Komunale ishte i padrejtë sepse Kryetari i trupit gjykues supozohej se ishte i afërm i palëve të tjera, dhe se vendimi i Gjykatës Supreme ishte i padrejtë sepse Gjykata nuk ishte në dijeni për faktet përkatëse. Në kohën kur u parashtrua Kërkesa disa aspekte të këtij kontesti pronësor ende ishin duke pritur që të zgjidhen në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Së dyti, Parashtruesi pretendonte se gjykatat e Suedisë dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) kishin qenë të anshme kur kishin zgjidhur disa çështje që kishin të bënin me ligji për familjen, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme për tri arsye: (1) çështja e trashëgimisë pronësore ishte në mospërputhje ratione temporis me Kushtetutën dhe Ligjin pasi që ajo përfshinte ngjarje që kishin ndodhur para se të zbatohej Kushtetuta, duke cituar rastet Jasiúnienè kundër Lituanisë dhe “Adler Com” Sh.p.k. kundër Vendimit të Gjakovës; (2) Parashtruesi i Kërkesës nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike që i ofron ligji në lidhje me çështjet pronësore sepse duket se çështja akoma ishte e pazgjidhur në gjykatën e shkallës më të ulët, duke cituar rastet Universiteti AAB-RIINVEST SHPK kundër Kosovës dhe Selmouni kundër Francës; dhe (3) çështja që kishte të bënte me ligjin për familjen ishte e papranueshme ratione personae sepse ajo përfshinte çështje që tejkalojnë kompetencat e Gjykatës

Parashtruesit:

Bajram Santuri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është recione personae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile