Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Cml. Gzz. nr. 36/2007, te 13 dhjetorit 2007

Nr. të lëndës KI 18/10

Parashtruesit: Denie D. Mladen dhe Vitkovic - Deniq D. Milorad

Parashtruesit e kanë dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 duke pretenduar se pranimi i kërkesës së Prokurorisë Publike për mbrojtjen e Ligjshmërisë nga Gjykata Supreme, duke anuluar kështu vendimin e favorshëm të Gjykatës Komunale të Prishtinës në kontestin e tyre pronësor, pasi që vendimi kishte marrë formën e prerë (res judicata), paraqet shkelje të neneve 22.1, 22.2, 22.5, 31.1 dhe 46 të Kushtetutës. Ata kërkuan nga Gjykata të anulojë vendimin e Gjykatës Supreme, të rikthejë vendimin e Gjykatës Komunale për kthim të pronës dhe të ndërmarr një numër masash të përkohshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre pronësore. Parashtruesit argumentuan se Prokurori Publik nuk kishte të drejtë të parashtrojë Kërkesën për Mbrojtjen e Ligjshmërisë, se Kërkesa i është parashtruar Gjykatës së gabuar pasi që vetëm Dhoma e Posaçme kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën dhe sipas Rregullores së Punës së Dhomës Speciale ankesa nuk ishte parashtruar brenda afatit kohor, Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për masa të përkohshme sepse Parashtruesit nuk kishin demonstruar se ekziston rreziku për shkaktimin e dëmit të pariparueshëm. Ajo vendosi që kërkesa ishte e papranueshme dhe e hodhi poshtë si ratione temporis sepse ajo kishte të bënte me çështje që kishin ndodhur para se të hynte në fuqi Kushtetuta. Gjykata arsyetoi se edhe nëse shkeljet e pretenduara ishte të karakterit të vazhdueshëm dhe brenda juridiksionit kohor Kërkesa megjithatë ishte e papranueshme sepse Parashtruesit nuk kishin shterur të gjitha mjetet juridike në dispozicion duke marrë parasysh pritjen e çështjes në Gjykatën Komunale, duke cituar rastet Selmouni kundër Francës, Azinas kundër Qipros, Universiteti AAB-RIINVEST SHPK, Prishtinë kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Parashtruesit:

Denie D. Mladen dhe Vitkovic - Deniq D. Milorad

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile