Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Nr. 112/08, të datës 5 qershor 2009

Nr. të lëndës KI 07/10

Parashtruesit: Komuna e Klines

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën sfidon vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Kosovës (KPMK), me të cilin urdhërohet Komuna e Klinës që ta respektojë kontratën e punës dhe ta kthejë në punë shefin e sektorit të Inspektoratit në Drejtorinë për urbanizëm dhe shërbime publike, e i cili ishte pushuar nga puna me një vendim të Komunës së Klinës edhe pse i ishte zgjatur kontrata e tij për marrëdhënie pune, Ai pretendon se KPMK-ja ka bërë shkelje të Kushtetutës sepse vendimi i tillë nuk përputhet me dispozitat përkatëse të rregullores mbi Shërbimin Civil të Kosovës, që parasheh vetëm autorizimin e palës për paraqitje të ankesës tek KPMK-ja e jo edhe për të vendosur lidhur me rikthimin e nëpunësit civil në pozitën e mëparshme, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se Komuna ka të drejtë që të parashtrojë kërkesë drejtpërdrejt në këtë Gjykatë vetëm nëse ajo konteston “aktet e Qeverisë”, e duke qenë se KPMK-ja është autoritet i pavarur, aktet e saj nuk përbëjnë akte të Qeverisë, Më tej, Gjykata gjithashtu vendosi se për ta bërë këtë kërkesë të pranueshme, me ç’rast Komuna to të ishte person juridik si parashtrues i kërkesës, atëherë nuk janë shteruar mjetet juridike siç kërkohet me Kushtetutë

Parashtruesit:

Komuna e Klines

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative