Aktvendim për papranueshmëri

VLERESIMI I KUSHTETUTSHMERISE të Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtine, P. 1216/2004, i datës 03 shkurt 2006

Nr. të lëndës KI 67/09

Parashtruesit: Idriz Ratkoceri

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, me të cilin ai ishte dënuar me një vit e gjysmë burgim për kryerjen e punimeve ndërtimore të paligjshme, vendim të cilin ai e kishte apeluar deri në Gjykatën Supreme, Ai pretendon se vendimet e gjykatave janë të paligjshme, sepse ai nuk ka të bëjë asgjë me rindërtimin e ndërtesës që ishte subjekt i procedurës penale dhe se të drejtat e tij kushtetuese janë shkelur, duke mos specifikuar saktësisht se cilat dispozita kushtetuese cenohen, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shpallë kërkesën të papranueshme ngase ishte parashtruar më vonë sesa afati kohor prej katër muajsh, i paraparë me Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese, dhe gjithashtu se parashtruesi nuk kishte specifikuar se cilat të drejta Kushtetuese i janë shkelur

Parashtruesit:

Idriz Ratkoceri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale