Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Urdhrit të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, me të cilin ishte urdhëruar Zyra e Prokurimit të kësaj Komune që mos t’i jepet asnjë tender parashtruesit për shkak të një kontesti me institucionet komunale, Ai pretendon se me këtë urdhër i është mohuar e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit dhe barazia para ligjit, dhe se përjashtimi nga pjesëmarrja në çfarëdo tenderi i ka shkaktuar atij dëme materiale dhe morale, jykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë lloj evidence se ka apeluar vendimin e sfiduar, a se ka përdorur mjete të tjera juridike që të kontestojë vendimin, Më tej, Gjykata konstaton se ankesa e parashtruesit ka të bëjë me një periudhë që daton para datës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, prandaj thekson se kërkesa është e paafatshme
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative