Aktvendim për papranueshmëri

VENDIM PËR PAPRANUESHMËRI në Rastin nr. KI 28/09

Nr. të lëndës KI 28/09

Parashtruesit: Ilaz Ҫerkinaj

Shkarko:

Parashtruesi ka kërkuar nga Gjykata që të interpretojë nenin 111 të Kushtetutës sipas të cilit Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, e cila është pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë, regjistron bizneset e avokatët, Ai pretendon se kështu iu është mundësuar avokatëve që e kanë humbur licencën për të praktikuar këtë profesion, që të regjistrohen si biznese të rregullta dhe të vazhdojnë punën edhe pa licencën e nevojshme, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se ankesa e parashtruesit nuk ka, locus standi, para kësaj gjykate, andaj ai ka kërkuar të bëjë kontroll abstrakt të kushtetutshmërisë, sepse ai nuk ka vërtetuar se një autoritet publik ka shkelur ndonjë të drejtë dhe liri të tij individuale të garantuar me Kushtetutë, siç kërkohet nga neni 113.7 i saj

Parashtruesit:

Ilaz Ҫerkinaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative