Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon shkeljen e të drejtës për punë, që sipas tij, ishte pasojë e aplikimit të praktikave diskriminuese në punësim kur parashtruesit i ishte refuzuar punësimi për shkak se “vinte nga një komunë tjetër”, Parashtruesi nuk kishte dhënë hollësi nëse kishte ushtruar mjete tjera juridike që mund t’i ketë pasur në dispozicion, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë lloj prove se i ka përdorur mjetet tjera juridike që i ka pasur në dispozicion, duke mos i plotësuar kështu kushtet për paraqitje të kërkesës në bazë të nenit 113.7
Ismet Bajrami
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile