Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me anë të së cilit u konfirmua vendimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe vendimi i Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Podujevës që parashtruesit t’i hiqet e drejta për pension invalidor dhe e drejta për ndihmë sociale, Parashtruesi pretendon se me ketë vendim i janë shkelur të drejtat e tij për pension invalidor dhe ndihmë sociale, duke mos specifikuar asnjë dispozitë kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë kërkesën si të papranueshme për shkak se ishte paraqitur pas skadimit të afatit prej katër muajve të paraparë me Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese, Njëkohësisht, Gjykata vlerësoi se edhe nëse Gjykata do ta shtrinte autoritetin e vet për ta shqyrtuar kërkesën, Gjykata do ta refuzonte kërkesën si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesit i ishin ofruar mundësi të shumta për ta paraqitur rastin dhe për ta kontestuar interpretimin e ligjit, Më tej, Gjykata vlerësoi se nuk ka gjetur prova se procedurat administrative, të cilave iu ishte nënshtruar parashtruesi, ishin të padrejta a të prekura nga arbitrariteti, Përfundimisht, Gjykata theksoi se parashtruesi nuk ka ofruar ndonjë dëshmi që, prima facie, do të provonte shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese
Sevdail Avdyli
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile