Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon përmbysjen e dënimit me shtatë muaj burgim i cili i është shqiptuar për kryerjen e tri veprave penale të vjedhjes për arsye se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk i është dorëzuar fare, se avokati i tij mbrojtës nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe se Gjykata nuk i ka marrë parasysh fare provën mjekësore se ai vuan nga “psikoza e paranojës”, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa nuk saktëson a specifikon se në çfarë mënyre i janë cenuar të drejtat e tij kushtetuese, Më tej, Gjykata ka vendosur të mos e marrë parasysh provën mjekësore në të cilën mbështetet parashtruesi, sepse e njëjta nuk është paraqitur gjatë procedurave paraprake dhe se pavarësisht kësaj, sipas Gjykatës, kjo provë nuk është bindëse dhe nuk mjafton për përmbysjen e dënimit të shqiptuar
Spartak Dervishi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale