Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë kundër vendimit të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit me anë të së cilit theksohet se të gjithë personat që janë pronarë të automjeteve të destinuara për tregjet e Britanisë së Madhe, Qipros a Maltës, duhet të “marrin një certifikate të përshtatshmërisë nga një institucion i autorizuar në Republikën e Kosovës”, Parashtruesit pretendojnë se aplikimi retroaktiv i këtij vendimi nuk parashihet me ligj, Përkatësisht, ata pretendojnë se vendimi i privon ata nga ushtrimi i të drejtës në pronë, duke e shkelur barazinë para ligjit dhe epërsinë e Kushtetutës, Në të njëjtën kohë, parashtruesit e kërkesës kanë kërkuar vënien e masës së përkohshme me të cilën do të pezullohej aplikimi retroaktiv i vendimit përderisa Gjykata të mos vendos për meritat e këtij rasti, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesit e kërkesës nuk i kanë shteruar mjetet juridike që i kanë në dispozicion, Më tej, Gjykata ka vendosur se kërkesa për masa të përkohshme është e pabazë dhe duhet të refuzohet si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesit nuk përcaktojnë arsyet për masë të përkohshme e as nuk i precizojnë pasojat që mund të shkaktohen nëse një masë e tille nuk caktohet
Vesel Tmava
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative