Avdullah Beqiri kundër vendimit Nr. 50116335 të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Nr. të lëndës KI 10/09
Parashtruesit: Avdullah Beqiri
Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilët parashtruesit i është hequr e drejta për pension invalidor, Parashtruesi pretendon se me këto vendime i janë shkelur të drejtat kushtetuese, duke mos specifikuar saktësisht dispozita kushtetuese të cilat mund të jenë shkelur, Gjykata vendosi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme dhe duhet të refuzohet sepse parashtruesi nuk ka ofruar asnjë provë për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese
Avdullah Beqiri
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile