Vendim

Vendim lidhur me kërkesën për masën e përkohshme

Nr. të lëndës KI 56/09

Parashtruesit: Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë

Shkarko:

Parashtruesit kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar Gjykatës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ndryshimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Prizrenit me të cilin është vendosur që në vend të ambienteve gjelbëruese në lagjen e tyre të ndërtohen disa banesa shumëkatëshe. Parashtruesit e kërkesës e kanë sfiduar vendimin e sipërpërmendur duke pohuar se me këtë vendim u është cenuar e drejta për të ndikuar në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, e paraparë me nenin 52.2 të Kushtetutës. Parashtruesit pretenduan se Komuna ka dështuar që t’i informojë ata në mënyrë të duhur dhe t’i marrë parasysh vërejtjet konstante të qytetarëve në lidhje me këtë vendim. Në të njëjtën kohë, parashtruesit i kërkuan Gjykatës të vendosë masat e përkohshme për ndërprerjen e çdo veprimi ose pune nga komuna në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe, në mënyrë që të shmanget ndonjë dëm i pariparueshëm.

Gjykata vendosi të lejohet vënia e masave të përkohshme dhe pezulloi ekzekutimin e vendimit të sfiduar, pasi vlerësoi se parashtruesit kanë ofruar argumente bindëse për të provuar se kërkesa për masë të përkohshme është e arsyeshme dhe e justifikuar, dhe që zbatimi i vendimit të sfiduar mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për parashtruesit.

Parashtruesit:

Fadil Hoxha dhe 59 të tjerë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Neni 52 - Përgjegjësia për mjedisin jetësor

Vendim për masë të përkohshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative