Parashtruesi, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK), kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të Nenit 113.7 të Kushtetutës me të cilën kontestonte vendimin e Gjykatës Supreme për konfirmimin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që i mundësonte Partisë së Ashkalive për Integrim (PAI) të marrin një ulëse në parlament, e cila argumentohej se i takonte PDAK-së, duke pretenduar se ky vendim shkelte nenin 64.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 111 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme pasi që ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullës 36.2(b), sepse Parashtruesi nuk kishte mundur të ofrojë prova se Gjykata Supreme kishte shkelur ndonjë të drejtë dhe liri të tij të garantuar me Kushtetutë. Gjykata mori qëndrimin se PDAK dhe PAI përfaqësojnë të njëjtin komunitet pakicë të Ashkalive, i cili në përputhje me procesin e përshkruar në nenin 64.2 të Kushtetutës kishte marrë dy ulëse në parlament
Partia Demokratike e Ashkanlive te Kosovës
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
administrative