Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 8 tetor 2019

08.10.2019

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 8 tetor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI. 73/19; 2. KI 78/19; 3. KI 88/18; 4. KI 201/18; 5. KI 143/18; 6. KI 73/18; 7. KI 95/19; 8. KI 96/19; 9. KI 97/19; 10. KI 110/19 dhe 11. KI 10/18.  Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 73/19
Parashtrues: Hamzë Fekaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AA.nr.506/2018], të datës 12 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para ligjit], paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafët 1 dhe 7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (1)(a), 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 78/19
Parashtrues: Miodrag Pavić

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 270/2018], të datës 18 dhjetor 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 88/18
Parashtrues: Hysnije Dedinca

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 124/2018], të datës 12 prill 2018, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe nenin 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës ë Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe nenin 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

4. Aktvendim
Lënda: KI 201/18
Parashtrues: Selami Taraku

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 322/2018], të datës 15 tetor 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

5. Aktvendim
Lënda: KI 143/18
Parashtrues: Bekim Mustafa

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.3248/17], të datës 17 korrik 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

6. Aktvendim
Lënda: KI 73/18
Parashtrues: N. S.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [CN. nr. 89/2015], të datës 14 gusht 2015, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit] dhe nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkoi që identiteti i tij të mos zbulohet publikisht. Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 39 (3)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme. Gjykata po ashtu e aprovoi kërkesën e parashtruesit për mos zbulimin e identitetit të tij, në pajtim me nenin 8.1. të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës dhe rregullin 32 (6) të Rregullores së punës.

7. Aktvendim
Lënda: KI 95/19
Parashtrues: Ruzhdi Bejta

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 54/2019], të datës 11 mars 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesë pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i njeriut], 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39(1)(d) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

8. Aktvendim
Lënda: KI 96/19
Parashtrues: Ðeljalj Kazagić

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PZD.nr.820/2019], të datës 5 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesë pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 30 [Të drejtat e të akuzuarit] dhe me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (3)(b) dhe 56 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

9. Aktvendim
Lënda: KI 97/19
Parashtrues: Gëzim Sadrijaj, Gazmend Sadrijaj dhe Hidajete Sadrijaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 403/2018], të datës 8 janar 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtruesve të kërkesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.1481/2018], të datës 10 prill 2018. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

10. Aktvendim
Lënda: KI 110/19
Parashtrues: Fisnik Baftijari

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.123/2019], të datës 14 maj 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesë pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 30 [Të drejtat e të akuzuarit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 34 [E drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër], të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

11. Aktgjykim
Lënda: KI 10/18
Parashtrues: Fahri Deqani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 357/2017], të datës 22 dhjetor 2017, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa e parashtruesit për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit [PN1. 2156/2017], të datës 6 dhjetor 2017, dhe aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda [PKR. nr. 155/15], të datës 24 nëntor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme [Pml. nr. 357/2017], i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës, vendosi:

I. Ta DEKLAROJË njëzëri kërkesën të pranueshme;
II. Të KONSTATOJË me shumicë se, aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 357/2017], i datës 22 dhjetor 2017, nuk është në pajtueshmëri me nenin 29 [E drejta e lirisë dhe sigurisë], paragrafi 1, pika (2), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri), paragrafi 3, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.