Mahkeme Kararı

Kosova Yüksek Mahkemesi PML.nr. 300/16 sayı ve 12 Aralık 2016 tarihli kararıyla bağlantılı olarak Yüksek Mahkeme’nin PN.II.Nr.1/17 sayı ve 30 Ocak 2017 tarihli kararı hakkında anayasal denetim başvurusu

Başvuru No KI 62/17

Özet

KI 62/17 Parashtrues i kërkesës: Emine Simnica, e cila kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PN. II. nr. 1/17, të 31 janarit 2017, lidhur me Vendimin e Gjykatës Supreme PML. nr. 300/16, të 12 dhjetorit 2016

KI 62/17, Aktgjykim i 29 majit 2018, i publikuar më 18 qershor 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta në gjykim të drejtë dhe  të paanshëm – e drejta e qasjes ne gjykate

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzën kundër parashtrueses së kërkesës. Gjykata Themelore në Prishtinë nxori aktgjykimin, me të cilin e shpalli parashtruesen e kërkesës fajtore për kryerjen e veprës penale.

Prokurori i Shtetit parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore. Gjykata e Apelit nxori aktgjykimin, me të cilin e aprovoi ankesën e Prokurorit të Shtetit dhe ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë.

Parashtruesja parashtroi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.  Gjykata Supreme nxori vendimin duke hedhur poshtë, si të papranueshme, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së përfaqësuesit ligjor të parashtrueses së kërkesës pa verifikuar autorizimin e saj.

Kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme, parashtruesja paraqiti kërkesën për anulimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme, me pretendimin se Gjykata Supreme në vendimin e saj të mëparshëm nuk e përmbushi detyrimin e saj të parashikuar me ligj dhe në këtë mënyrë i mohoi të drejtat e saj për qasje ne Gjykate.

Gjykata konsideron se në këto rrethana, parashtrueses së kërkesës iu mohua e drejta për qasje në gjykatë, si parim i gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Başvurucu:

Emine Simnica

Başvuru Türü:

KI - Bireysel Başvuru

Karar Türü:

Mahkeme Kararı

İhlal Edilen Anayasal Haklar

Madde 24 - Kanun Önünde Eşitlik, Madde 31 - Adil ve Tarafsız Yargılanma Hakkı

Diğer Makamlar Nezdinde İzlenen Süreçlerin Türü :

Ceza Usulü