Njoftim

05.02.2018

Në përputhje me objektivat e Planit të ri Strategjik të Gjykatës Kushtetuese për përmirësimin e komunikimit dhe të informimit më të mirë të publikut, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës në punë, duke filluar nga muaji janar i vitit 2018, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese do të publikohen çdo fillim-muaj statistika të përgjithshme përkitazi me seancat e mbajtura, numrin e lëndëve të shqyrtuara/zgjidhura, si dhe numrin dhe llojin e vendimeve të publikuara në ueb-faqe.

Gjatë muajit janar 2018, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë mbajtur 11 kolegje shqyrtuese
• janë mbajtur 3 seanca plenare
• janë shqyrtuar/zgjidhur 15 kërkesa

Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar këto vendime:

(1) Aktgjykim

• Nr. i lëndës: KI 97/16
Parashtrues: IKK Classic
Aktgjykimi

(6) Aktvendime

• Nr. i lëndës: KI 42/17
Parashtrues: Kushtrim Ibraj
Aktvendimi

• Nr. i lëndës: KI 60/17
Parashtrues: KRU “Radoniqi” Gjakovë
Aktvendimi

• Nr. i lëndës: KI 117/17
Parashtrues: Avdullah Osmani
Aktvendimi

• Nr. i lëndës: KI 95/17
Parashtrues: Myrteza Dyla
Aktvendimi

• Nr. i lëndës: KI 74/17
Parashtrues: Lorenc Kolgjeraj
Aktvendimi

• Nr. i lëndës: KI 65/17
Parashtrues: Ilir Beqiri
Aktvendimi