Njoftim për medie

20.10.2011

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, sot u takua me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, Prof. Dr. Jasna Omejec, si dhe zëvendëskryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Malit të Zi, znj. Desanka Lopičić.

Në takimin e përbashkët, Kryetari i Hasani i njoftoi mysafiret me strukturën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe me punën që është bërë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme kushtetuese në vend.

Mysafirët e lartë nga Gjykatat Kushtetuese të Kroacisë dhe të Malit të Zi, konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash rreth sfidave të gjyqësisë kushtetuese, duke falënderuar njëherësh Kryetarin Hasani për ftesën e bërë me rastin e ceremonisë së Vitit të Dytë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.