Njoftim për medie

27.05.2011

Ju njoftojmë se, të hënën, më 30 maj 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të pres në një vizitë zyrtare Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, z. Ahmet Kahraman, i cili do të shoqërohet nga Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songül Ozan.

Takimi do të mbahet në zyren e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast mediet do të kenë mundësi të marrin pamje nga takimi.

Për informata shtesë lidhur me takimin mund të kontaktoni znj.Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në numrin: 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në: [email protected].

Jeni të mirëpritur.