Njoftim për medie

28.03.2011

Lidhur me rastin KO 29/11 “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11, “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.

Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumicë votash, dhe me dy gjyqtarë mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty. 

Teksti i plotë i aktgjykimit do t’u dërgohet palëve së shpejti.