Njoftim për medie

24.01.2011
Një delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, udhëton sot për vizitë zyrtare disa ditore në Suedi.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese do të qëndrojë në Mbretërinë e Suedisë nga 25 deri më 27 janar dhe do të ketë shumë vizita e takime në institucionet gjyqësore të vendit mikpritës.
Shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të sistemeve gjyqësore të Suedisë dhe Kosovës, konsiderohet shumë i vlefshëm për punën dhe zhvillimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.