Njoftim për medie

15.09.2017

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, organizuan punëtorinë në temën: “Komunikimi në kohë krizash: GJEDNJ dhe praktikat e saj më të mira”, e cila u mbajt në “Villa Gërmia” në Prishtinë, të premten, më 15 shtator 2017.

Mysafire speciale dhe njëherësh moderatore e punëtorisë ishte Zyrtarja e lartë për Informim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), me seli në Strasburg, znj. Tracy Turner-Trenz.

Gjatë prezantimit të mbajtur përballë gjyqtarëve, këshilltarëve juridikë dhe zyrtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Turner-Trenz fillimisht bëri një përshkrim të shkurtër përkitazi me punën, rolin dhe funksionin që kryen Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vazhdim ajo prezantoi detaje më të hollësishme rreth përgjegjësisë që ka dhe punës që kryen Zyra për Media në kuadër të GJEDNJ-së, duke ofruar shembuj praktikë të komunikimit të çdoditshëm me publikun dhe me mediat e ndryshme anembanë Evropës.

Vëmendje të posaçme, znj. Turner-Trenz, i kushtojë komunikimit të GJEDNJ-së me mediat në kohë krizash, duke veçuar për pjesëmarrësit në punëtori disa raste konkrete me të cilat ajo është ballafaquar dhe duke dhënë sqarime të hollësishme se kur dhe si, kjo gjykatë ndërkombëtare dhe Zyra e saj për Media, kanë reaguar ndaj sfidave të paraqitura.