Njoftim për medie

13.10.2010
Ju njoftojmë se sot, më 13 tetor 2010, në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org, është publikuar Opinioni Mospajtues i përbashkët i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova, i shfaqur me rastin e marrjes së aktgjykimit në Lëndën nr. KI47/10 Naim Rrustemi dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër Shkëlqesisë së Tij, Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.
Versionet në gjuhën shqipe dhe angleze të këtij opinioni mospajtues, tashmë mund t’i gjeni në faqen ueb të Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org, kurse versioni në gjuhën serbe do të publikohet së shpejti.