Njoftim për medie

13.10.2010
Ju njoftojmë se këtë vit do të shënohet për herë të parë manifestimi Viti Gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ceremonia solemne e inaugurimit të Vitit Gjyqësor do të mbahet më 14 tetor, në ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të pasohet me një koktej rasti.
Në manifestim do të marrin pjesë përfaqësues e personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatave Kushtetuese të Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Portugalisë.
Jeni të mirëpritur.