Njoftim për medie

27.06.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot nxori Aktgjykimin e vet në rastet: KO 45/12 dhe KO 46/12, lidhur me kontestimin e ngritur nga 12 deputetë të Kuvendit të Kosovës ndaj Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Këto ligje u miratuan nga Kuvendi i Kosovës më  20 prill 2012.

Këto kërkesa u bashkuan dhe u shqyrtuan së bashku për shkak të objektit të çështjes dhe personave  të përfshirë në to.

Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar në dispozitat kushtetuese, vendosi që të dy Ligjet janë në pajtim me Kushtetutën.

Aktgjykimi do t’u dorëzohet palëve, do të jetë në dispozicion në uebfaqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.