Njoftim për medie

19.06.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot nxori Aktvendimet e veta për Papranueshmëri në Rastet KI-46/10, KI-52/10, KI-43/11, KI-78/11, KI-81/11 (të njohura si ‘Rastet Kiqina’).

Këto kërkesa u bashkuan dhe u shqyrtuan së bashku për shkak të objektit të çështjes dhe personave të përfshirë në to.

Të gjitha këto kërkesa kishin të bënin me përpjekjen për prishjen e dënimeve të shqiptuara nga Gjykatat e Qarkut, për vrasje dhe vepra të tjera të rënda kundër personave, që burojnë nga ngjarjet e vitit 2001.

Kjo Gjykatë i hodhi poshtë kërkesat duke u bazuar në dispozitat kushtetuese, praktikën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane  për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Aktvendimet për Papranueshmëri do t’u dorëzohen palëve, do të jenë në dispozicion në uebfaqen e Gjykatës dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.