Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 14 (1) 6, 22, 24, 25 dhe 27 te Ligjit për te Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Nr. 03/L-111, te 4 qershorit 2010

Nr. të lëndës KO 119/10

Shkarko:
Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafi 1,6, si dhe neneve 22, 24, 25 dhe 27 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, Ai pretendon se këto nene të i këtij ligji iu mundësojnë deputeteve të Kuvendit të realizojnë pensione që janë më të favorshme se çdo përfitim tjetër pensional për qytetarët e tjerë, dhe si të tilla nuk janë në harmoni me vlerat e proklamuara të rendit kushtetues i cili bazohet në parimet e demokracisë, mos diskriminimit dhe drejtësisë sociale, Përfundimisht, Avokati i Popullit ka kërkuar që të vendoset një masë e përkohshme për të ndaluar zbatimin e këtij ligji deri në vendosjen meritore të rastit, Gjykata Kushtetuese vendosi që të lejojë vënien e masave të përkohshme në kohëzgjatje prej tre muajsh, duke pezulluar menjëherë zbatimin e Ligjit të kontestuar me arsyetimin se parashtruesi ka paraqitur argumente të mjaftueshme bindëse se zbatimi i këtij Ligji mund të rezultojë me dëme të pariparueshme, dhe se kjo mase e përkohshme është në interesin publik

Parashtruesit:

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 7 – Vlerat, Neni 74 - Ushtrimi i Funksionit

Vendim për masë të përkohshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile