Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/81, të 23 marsit 2016

Nr. të lëndës KI84/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI84/17, Parashtrues: Bahri Maxhuni, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/81, të 23 marsit 2016

KI84/17, Aktvendim për Papranueshmëri i miratuar më 19 prill 2018, publikuar më 1 qershor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mos shterim i mjeteve juridike, pension i pleqërisë, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës konteston vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës që përcakton ndërprerjen e pensionit të pleqërisë, nëse individi është edhe përfitues i pensionit për familjet e dëshmorëve.

Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar dëshmi se ka kërkuar nga autoritetet publike që t’i dorëzohet një vendim për ndërprerjen e pensionit të tij. Parashtruesi i kërkesës nuk kishte ofruar dëshmi se i ka shfrytëzuar mjetet juridike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, përmes të cilave do të mund të kërkonte realizimin e të drejtës së tij në procedurë administrative dhe gjyqësore.

Gjykata konstatoi se kërkesa nuk i plotëson kriteret për pranueshmëri pasi që parashtruesi i kërkesës nuk ka shteruar mjetet juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 36 (1) (b) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Bahri Maxhuni

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative