Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Urdhrit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, SCA-05-002, të 15 shtatorit 2006

Nr. të lëndës KI 80/16

Shkarko:
Përmbledhje

KI80/16, Parashtrues i kërkesës: Kompania Shinto-Petar Shindov, e cila kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së Urdhrit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, SCA-05-002, të 15 shtatorit 2006

KI80/16, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 nëntorit 2018, i publikuar më 12 dhjetor 2018

Fjalët kyç; person juridik, kërkesë individuale, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Urdhrit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, qartazi e pabazuar

Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në pajtim me paragrafin 4 të nenit 21 dhe me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe me rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës ka lidhur kontratë me kombinatin Trepça, në bazë të së cilës Trepça ka dorëzuar një sasi të lëndës së parë. Parashtruesi i kërkesës duke mos nxjerrë borxhin për lëndën e parë të dorëzuar, ngriti padi kundër kombinatit Trepça.

Procedura e sipërpërmendur kundër Trepçës u përfundua me Aktvendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Tregtisë së Jashtme, e cila u vërtetua me Aktgjykimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (në tekstin e mëtejmë: DHPGJSK).

Megjithatë, në rrethanat e rastit të veçantë, procedura e përmbarimit u pezullua zyrtarisht me urdhër të DHPGJSK-së, në pajtim me Rregulloren 2005/48 dhe Vendimin [SCA-05-002], të 9 marsit 2006, për moratoriumin.

Parashtruesi i kërkesës iu drejtua DHPGJSK-së me kërkesë për shfuqizimin e urdhrit të kontestuar dhe lejimin e përmbarimit të aktgjykimit të DHPGJSK-së.

Pas kësaj, parashtruesi i kërkesës e tërhoqi kërkesën, duke e kontestuar faktin se kërkesa e tyre ishte regjistruar si një rast i ri. DHPGJSK e miratoi këtë kërkesë të parashtruesit me një vendim dhe pranoi tërheqjen e kërkesës së parashtruesit. Ky është vendimi i fundit që lidhet me çështjen e ngritur në këtë rast.

Gjykata vëren se përkundër faktit që përmbarimi i aktgjykimit të formës së prerë është pezulluar si rezultat i moratoriumeve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, parashtruesi nuk argumenton pse mekanizmi ligjor për shqyrtimin e lejueshmërisë së këtij përmbarimi ose juridiksioni i DHPGJSK-së nuk paraqet mjet juridik i cili është a) mjaft i sigurt jo vetëm në teori, por edhe në praktikë; b) në dispozicion, i qasshëm dhe efektiv; c) në gjendje që të korrigjojë drejtpërsëdrejti shkeljet e pretenduara të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së; ose d) që mjeti juridik përkatës nuk do të jetë i suksesshëm. Përveç kësaj, Gjykata përsërit se parashtruesi paraqiti dhe tërhoqi kërkesën për lejueshmëri për përmbarim në DHPGJSK dhe për këtë arsye, në DHPGJSK, në bazë të shkresave të lëndës nuk u argumentua se ka pasur një kërkesë për pezullimin e urdhrit të DHPGJSK-së, përkatësisht për lejimin e përmbarimit të aktgjykimit DHPGJSK.

Prandaj, për arsyet e lartpërmendura, Gjykata konstaton se kërkesa nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë, sepse parashtruesi nuk ka shteruar mjetet juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së punës dhe si i tillë është i papranueshëm.

Parashtruesit:

Shinto-Petar Shindov Company

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile