Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. A. (U) nr. 16/2017, të 7 dhjetorit 2017

Nr. të lëndës KI 23/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI23/18, Parashtrues: Ismet Kërçagu, si përfaqësues i pretenduar i A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K., Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. A. (U) nr. 16/2017, të 7 dhjetorit 2017

KI23/18, Vendim për refuzim të kërkesës, i 11 dhjetorit 2018, publikuar më 07.02.2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës

Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në emër të A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K.

Gjykata kishte kërkuar  nga përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës

Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e  refuzoi me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ismet Kërçagu si përfaqësues i pretenduar i A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale