Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 76/2017, të 3 majit 2017

Nr. të lëndës KI 27/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI27/18, Parashtrues të kërkesës: Sinan Thaqi dhe Hasan Thaqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 76/2017, të 3 majit 2017

KI27/18, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 22 nëntor 2018, i publikuar më 27.12.2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, afati ligjor, procedurë civile, kërkesë e papranueshme

Parashtruesit e kërkesës pretenduan se me vendimet e gjykatave të zakonshme atyre u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës

Pas shqyrtimit të përmbajtjes së kërkesës, Gjykata vërejti se nuk mund  t’i shqyrtojë pretendimet për proces të rregullt gjyqësor dhe mbrojtje të pronës të ngritura nga parashtruesit e kërkesës, për shkak të mospërmbushjes së afatit 4 (katër) mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit. Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesve u shpall e papranueshme për shkak se ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor katër (4) mujor.

Parashtruesit:

Sinan Thaqi dhe Hasan Thaqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile