Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 150/2017, të 29 qershorit 2017

Nr. të lëndës KI 03/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI03/18, Parashtruesi i kërkesës: Aziz Morina, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev.no.150/2017,  të 29 qershorit 2017

KI03/18, Vendim i datës 23 maj 2018, publikuar më 7 qershor 2018

Fjalët kyçe:  Kërkesë e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës ishte punëtor i Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2007, punëdhënësi vendosi të ndërpresë marrëdhënien e punës për arsye se parashtruesi i kërkesës kishte kryer shkelje serioze të rregullave disiplinore, gjegjësisht, mungesë të paautorizuar në vendin e punës dhe nuk kishte parashtruar kërkesë për pushimin mjekësor.

Pasi që procedurat administrative rezultuan të pasuksesshme për parashtruesin e kërkesës, ai paraqiti padi në gjykatën e shkallës së parë, e cila hodhi poshtë padinë e parashtruesit si të pabazuar. Parashtruesi ka paraqitur ankesën por nuk ka paguar taksën e kërkuar gjyqësore në të gjitha procedurat kontestimore të ndjekura para gjykatave të rregullta. Në fund, Gjykata Supreme hodhi poshtë si të palejueshme kërkesën e parashtruesit për rishikim sepse vlera e objektit të mosmarrëveshjes ishte nën vlerën e pragut të kërkuar nga ligji përkatës.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi në Gjykatë se i ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe te paanshëm, dhe se është diskriminuar për shkak se ishte i papunë dhe ka besuar se nuk ishte i detyruar të paguante ndonjë taksë gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar afatit ligjor prej katër (4) muajsh e ka shpallur kërkesën të papranueshme për shkak se ishte e paafatshme. Gjykata përsëriti se është detyrë e parashtruesit të kërkesës të veprojë me kujdes të duhur, në mënyrë që të sigurohet se kërkesa e tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore është paraqitur brenda afatit ligjor.

Parashtruesit:

Aziz Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile