Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, PN. nr. 275/2017, të 14 prillit 2017

Nr. të lëndës KI54/17

Parashtruesit: Habib Morina

Shkarko:

KI54/17, Parashtrues: Habib Morina, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, PN. nr. 275/2017, të 14 prillit 2017

KI54/17, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 21 shkurt 2018, publikuar më 05.04.2018.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës kontestoi Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, PN. nr. 275/2017, të 14 prillit 2017. Parashtruesi pretendonte se me aktvendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia Para Ligjit] dhe nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës. Të gjitha pretendimet për shkelje të të drejtave kushtetuese të tij, parashtruesi i ndërlidhte me refuzimin e kërkesës për hedhje poshtë të aktakuzës e cila përcaktohej me nenin 251 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë rast, Gjykata konsideroi që procedurat për konfirmimin e aktakuzës ishin zhvilluar në përputhje me parimin e kontradiktoritetit procedural, që do të thotë se parashtruesi i kërkesës para gjykatave të rregullta ka pasur mundësi që përgjatë gjithë procesit gjyqësor t’i kundërshtonte argumentet e pafavorshme në ngarkim të tij dhe t’i përdorte ato në dobi të tij. Si përfundim, Gjykata konsideroi se kërkesa duhej deklaruar e papranueshme si qartazi e pabazuar për shkak se parashtruesi nuk i kishte mbështetur pretendimet e tij në baza kushtetuese për konstatimin e shkeljeve të pretenduara të të drejtave të tij kushtetuese. Andaj, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36 (1) (d), (2) (b) e (d) dhe 52 (2) kërkesa u deklarua e papranueshme si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Habib Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar