Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Pzd. nr. 47/2018] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 30 prillit 2018

Nr. të lëndës KI 92/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI92/18, Parashtrues, Abaz Gashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Pzd. nr. 47/2018] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 30 prillit 2018

KI92/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 11 dhjetorit 2018, publikuar më 25 janar 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ratione materiae

Më 30 prill 2018, Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar sipas kërkesës së dytë të parashtruesit të kërkesës, nëpërmjet Aktvendimit (Pzd. nr. 47/2018), refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se me aktvendimin e kontestuar, i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në thelb, parashtruesi i kërkesës konsideroi se Gjykata Supreme e Kosovës i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore për të bërë zbutjen e dënimit dhe se nuk i ka marrë për bazë rrethanat e reja të cilat sipas parashtruesit të kërkesës kanë ndodhur pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 624/2016, të 24 marsit 2016.

Gjykata vlerësoi se ankesat e parashtruesit të kërkesës lidhur me refuzimin e gjykatave të rregullta për ta rihapur procedurën penale, për ta përsëritur vlerësimin e provave dhe për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, si të tilla, nuk janë ratione materiae me Kushtetutën.

Gjykata vendosi që kërkesa e parashtruesit është e papranueshme, ratione materiae.

Parashtruesit:

Abaz Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale