Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-14-0003, të 28 shtatorit 2017

Nr. të lëndës KI 153/17

Parashtruesit: Kadri Rexhepi

Shkarko:

KI153/17, Parashtruesi i kërkesës: Kadri Rexhepi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-14-0003, të 28 shtatorit 2017

KI153/17, Vendim i datës 25 maj 2018, publikuar më 12 qershor 2018

Fjalët kyç:  Kërkesë qartazi e pabazuar,

Parashtruesi i kërkesës, pas publikimit të listës përfundimtare e punëtorëve për përfitimin e 20% nga të hyrat Ndërmarrja Shoqërore “28 Nëntori” në Podujevë, parashtroi ankesë në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së, sepse ai nuk ishte i përfshirë në listë. Kërkesa e tij u hodh poshtë si e paafatshme.

Parashtruesi i kërkesës u ankua në shkallën e dytë, me pretendimin se AKP-ja ishte e obliguar të njoftojë punëtorët personalisht e jo nëpërmjet gazetave apo televizionit. Në ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës po ashtu kishte pohuar se në kohën kur ishte publikuar lista zyrtare e përfituesve të 20%-shit, parashtruesi kishte qenë i sëmurë. Kolegji i Apelit e refuzoi ankesën e parashtruesit, duke arsyetuar se njoftimi është bërë sipas legjislacionit në fuqi dhe se fakti a ka qenë parashtruesi i sëmurë, nuk është dëshmuar.

Parashtruesi i kërkesës, pranë Gjykatës Kushtetuese nuk kishte theksuar shkelje të asnjë neni të Kushtetutës dhe, ndër të tjera, kishte përsëritur pretendimet e tij si pranë Kolegjit të Apelit.

Gjykata i rikujtoi parashtruesit se Kolegji i Apelit kishte adresuar pretendimet e tij duke iu referuar dispozitave ligjore, dhe rikujtoi se fakti i thjeshtë se parashtruesi i kërkesës nuk pajtohet me rezultatin e procedurës në rastin e tij, nuk mund të ngrejë një kërkesë të argumentueshme  për shkelje të Kushtetutës.

Si rrjedhojë, kërkesa u deklarua qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.

Parashtruesit:

Kadri Rexhepi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile