Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, IV. EK. nr. 500/15, të 21 prillit 2017, dhe Njoftimit të Kryeprokurorit të Shtetit, KMLC. nr. 73/2017, të 24 shtatorit 2017

Nr. të lëndës KI 138/17

Parashtruesit: Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Shkarko:

KI138/17, Parashtrues, Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, IV. EK. nr. 500/15, të 21 prillit 2017, dhe Njoftimit të Kryeprokurorit të Shtetit, KMLC. nr. 73/2017, të 24 shtatorit 2017

KI 138/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 24 majit 2018, publikuar më 12 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale/person juridik, parimi i subsidiaritetit

Më 21 prill 2017, Gjykata Themelore Departamenti për Çështje Ekonomike, përmes Aktgjykimit IV. EK. nr. 500/15 miratoi në tërësi kërkesëpadinë e Kolegjit AAB duke detyruar  Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që në emër të pasurimit të pabazë t’ia paguaj Kolegjit AAB shumën prej 206.820,00 €. Më 24 korrik 2017, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, (Njoftimi KMLC.nr. 73/2017), duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga parashtruesi i kërkesës,  refuzoi kërkesën, duke theksuar se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur fare ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë dhe se nuk ka bazë të mjaftueshme për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Parashtruesi në kërkesën e tij nuk ka saktësuar se cila dispozitë kushtetuese mund të jetë shkelur. Parashtruesi i kërkesës në thelb ka pretenduar se kundër Vendimit të Gjykatës Themelore Departamenti për Çështje Ekonomike, nuk ka ushtruar mjetin e rregullt juridik duke u bazuar se Vendimi i Ministrit Ref 245/013ë 24.06.2015, ka titull ekzekutiv, pasi që e ka pezulluar Udhëzimin Administrativ nr. 02/2015 neni 23 paragrafi 10.

Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në procedurat pranë gjykatave të rregullta, para se të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese.

Parashtruesit:

Qeveria e Republikës së Kosovës - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile