Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, ARJ. UZVP. nr. 60/2017, të 30 tetorit 2017

Nr. të lëndës KI 20/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI20/18, Parashtrues: Zeqir Shamolli dhe të tjerët, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ARJ.UZVP.nr.60/2017 të 30 tetorit 2017

KI20/18, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar, më 10 tetor 2018, publikuar më 22.11. 2018.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, vlerat, e drejta për gjykim të drejtë, mbrojtja e pronës, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, kërkesë e qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme.

Në këtë kërkesë, parashtruesit e kërkesës kontestuan kushtetutshmërinë e Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ARJ.UZVP.nr.60/2017 të 30 tetorit 2017.

Parashtruesit e kërkesës pretendonin se me vendimet e gjykatave te rregullta iu shkelen të drejtat e tyre te garantuara me nenet: 7 [Vlerat], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 [E Drejta për një proces të rregullt gjyqësor], në lidhje me nenin 13 [E drejta për zgjidhje efektive] dhe nenin 1 të Protokollit Nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Gjykata, pasi vlerësoi në tërësi kërkesën e parashtruesve të kërkesës erdhi në përfundim se kërkesa duhej deklaruar qartazi e pabazuar, në baza kushtetuese, sepse argumentet e ngritura nga të parashtruesit e kërkesës në asnjë mënyrë nuk i arsyetonin pretendimet e tyre për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese dhe se të njëjtit nuk dëshmuan mjaftueshëm pretendimet e tyre për shkelje kushtetuese. Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, ajo duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Zeqir Shamolli dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative