Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E. Rev. nr. 40/2016, të 5 janarit 2017

Nr. të lëndës KI145/17

Parashtruesit: Sh. A. “Elektromotori”

Shkarko:

KI145/17, Parashtrues: Sh. A. “Elektromotori”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E. Rev. nr. 40/2016, të 5 janarit 2017

 KI45/17, Aktvendim për papranueshmëri i 22 shkurt 2018, publikuar më 11 prill 2018.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, regjistrim i biznesit, kompensim i dëmit, kërkesa e paafatshme

 Parashtruesi i kërkesës parashtroi padi në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë kundër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, duke kërkuar kompensim për dëmin material dhe fitimin e humbur, si rezultat i mosregjistrimit të biznesit nga MTI, prej vitit 2003 deri në vitin 2008. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike nxori Aktgjykimin C. nr. 80/2011, me të cilin refuzoi si të pabazuar padinë e parashtruesit kundër MTI-së. Ky aktgjykim u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit (Ae. nr. 123/2013), parashtruesi  i kërkesës parashtroi revizion në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme me Aktgjykimin E. Rev. nr. 40/2016, refuzoi revizionin e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar.

Parashtruesi pretendoi se Gjykata Supreme i kishte shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 46 [Mbrojtja e Pronës], 58 [Përgjegjësitë e Shtetit], dhe 119 [Marrëdhëniet Ekonomike – Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës. Gjykata vuri në dukje se parashtruesi i kërkesës kishte pranuar Aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme më 14 shkurt 2017, ndërsa kishte paraqitur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 8 dhjetor 2017. Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese konstatoi se, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës, kërkesa e parashtruesit në lidhje me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit (AC-II-12-0006) është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh dhe, si e tillë, nuk i plotësoi kriteret e pranueshmërisë për t’u konsideruar nga Gjykata.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Mauris blandit aliquet elit, eget tincidunt nibh pulvinar a. Nulla quis lorem ut libero malesuada feugiat. Curabitur arcu erat, accumsan id imperdiet et, porttitor at sem. Vestibulum ante ipsum primis in faucibus orci luctus et ultrices posuere cubilia Curae; Donec velit neque, auctor sit amet aliquam vel, ullamcorper sit amet ligula.

Parashtruesit:

Sh. A. “Elektromotori”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile