Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 15/2017, të 8 marsit 2017

Nr. të lëndës KI 72/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI 72/17 Parashtruese: Ajkune Shala, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 15/2017, të 8 marsit 2017

KI 72/17, Vendim për papranueshmëri i 22 shkurtit 2018, publikuar më  23 maj 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë për kompensim, kërkesë qartazi e pabazuar

Gjatë kryerjes së detyrave të punës në vendpunishte, bashkëshorti i parashtrueses së kërkesës pësoi lëndime trupore, nga të cilat ndërroi jetë. Parashtruesja e kërkesës parashtroi në Gjykatën Themelore padi civile me të cilën kërkoi që punëdhënësi të detyrohej “t’i paguajë paditëses kompensimin material dhe jomaterial për prindin e tyre, përkatësisht bashkëshortit”. Gjykata Themelore (Aktgjykimi C. nr. 2418/07), e refuzoi kërkesëpadinë e parashtrueses, duke arsyetuar se “ndërprerja e parashkrimit të ndjekjes penale sjell edhe ndërprerjen e parashkrimit të kërkesës për shpërblimin e dëmit”. Kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, parashtruesja e kërkesës parashtroi ankesë fillimisht në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën Supreme. Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtrueses dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke arsyetuar se: “gjykata e shkallës së parë ka vendosur drejtë kur e ka refuzuar në tërësi si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësve për shkak të vjetërsimit të kërkesës për kompensim dëmi”. Parashtruesja e kërkesës konsideron se me refuzimin e kërkesëpadisë së saj për kompensim gjykatat ia kanë shkelur të drejtat dhe liritë të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Gjykata konsideron se vendimet e gjykatave të rregullta shpjegojnë plotësisht se pse nuk mund të pranohej kërkesa e parashtruesit të kërkesës për kompensim për vdekjen e bashkëshortit të saj. Gjykata konsideron se, marrë në tërësi, procedurat dhe vendimet e gjykatave të rregullta ishin të justifikuara dhe të drejta për qëllimet e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 (1) të Konventës.

Prandaj, kërkesa e parashtrueses ishte qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe u shpall e papranueshme.

Parashtruesit:

Ajkune Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative