Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 6/2007, të 15 majit 2017

Nr. të lëndës KI 125/17

Parashtruesit: Ilir Rexhepi

Shkarko:

KI125/17 Parashtruesi i kërkesës: Ilir Rexhepi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 6/2007, të 15 majit 2017

KI125/17, Aktvendimi për papranueshmeri, të 20 prillit  2018, i publikuar më 30 maj 2018

Fjalët kyçe: Kërkesa individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, procedura penale, qartazi e pabazuar

Kërkesa është bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121 dhe rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], pasi që gjykatat e regullta shkelën dispozitat thelbësore të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk i shqyrtuan plotësisht faktet, nuk arsyetuan vendimet e tyre lidhur me faktet vendimtare, nuk ofruan përkufizim të saktë të veprave penale dhe i bazuan aktgjykimet në prova të papranueshme. Për më tepër, parashtruesi pretendon se shkelja e nenit 24.2 [Barazia para Ligjit] ndodhi për shkak se gjykatat refuzuan mundësinë për t’i parashtruar pyetje dëshmitarëve, duke e vendosur padrejtësisht në pozitë të pafavorshme vis-à-vis të paditësit. Parashtruesi gjithashtu pretendon se aktgjykimet gjyqësore lidhur me konfiskimin e pronës së tij janë të paligjshme, duke shkelur kështu nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës. Gjykata konsideron se rezultati i procedurave të gjykatave të rregullta bazohet në vlerësim individual dhe të përbashkët të provave të administruara, në bazë të të cilave kanë vërtetuar faktet për zbatimin e të drejtës materiale dhe përcaktimin e sanksionit penal. Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur pretendimet e tij për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtës për barazi para ligjit ose të drejtës për mbrojtjen e pronës, të garantuara me nenet 24, 31 dhe 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

Parashtruesit:

Ilir Rexhepi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale