Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 175/2017, të 29 janarit 2017, Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 22/ 2017, të 23 shkurtit 2018 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Themelore, P. nr. 230/2015, të 3 nëntorit 2016.

Nr. të lëndës KI 68/18

Parashtruesit: Asllan Veseli

Shkarko:

KI68/18, Parashtrues i kërkesës: Asllan Veseli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 175/2017, të  29 janarit 2017, Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit,  PAKR. nr. 22/ 2017, të 23 shkurtit 2017 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Themelore,  P. nr. 230/2015, të 3 nëntorit 2016

  KI68/18, Aktvendim për papranueshmëri i 29 tetorit 2018, publikuar më ?? 201?

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë penale, barazia e palëve në procedurë, qartazi i pabazuar

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me aktgjykimet e kontestuara janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31  [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejta të Njeriut] dhe neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

Para së gjithash, parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 31.4 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], pasi që gjykatat e rregullta nuk kanë lejuar dëgjimin e një dëshmitari të propozuar nga mbrojtja, me ç’rast, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës,  i është shkelur e drejta e barazisë së palëve në procedurë.

Gjykata vuri në dukje se Gjykata e Apelit sipas ankesës dhe Gjykata Supreme në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, ishin marrë me çështjen e barazisë së palëve në procedurë, me ç’rast konkluduan se „paraqitja e dëshmive të përmendura nuk ishte e nevojshme“, duke ofruar një arsyetim të gjerë ligjor për një qëndrim të tillë, kjo Gjykatë nuk e sheh të parregullt, arbitrar ose diskriminues, gjë që do të ishte në dëm të parashtruesit të kërkesës.

Bazuar në sa më sipër, Gjykata konsideron se barazia e palëve nuk është vënë në dyshim në rastin konkret, pasi që nga aktgjykimet e kontestuara rezulton se gjykatat janë marrë me çështjen për të cilën parashtruesi i kërkesës konsideron se ka shkaktuar shkelje të parimit të barazisë së palëve në procedurë, për të cilën ata kanë dhënë arsyetime mjaft të gjera në aktgjykimet e tyre.

Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se gjykatat e rregullta kishin përmbushur detyrimin e tyre sipas nenit 31 para. 4 të Kushtetutës dhe nenit 6, paragrafi 3, pika d) të KEDNJ-së, prandaj, pretendimet e parashtruesit, se me vendimet e kontestuara është shkelur e drejta për gjykim të drejtë në atë segment, janë të pabazuara.

Parashtruesit:

Asllan Veseli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri