Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së veprimeve të Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)

Nr. të lëndës KI 29/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI29/19, Parashtruesi i kërkesës: Blerim Ademi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së veprimeve të Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)

KI29/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 6 nëntor  2019, i publikuar më 24 dhjetor 2019 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, kërkesë e papranueshme, mos shterim i mjeteve juridike.  

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se e paditura e kishte transferuar njehsorin e energjisë elektrike nga vendi përkatës në shtëpi në njehsorin tjetër në shtyllë e cila  evidentonte shpenzimet e energjisë elektrike gabimisht.

Në këtë drejtim, Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës paralelisht kishte paraqitur padi civile kundër KEDS në Gjykatën Themelore në Prishtinë në lidhje me këtë çështjeje.

Gjykata po ashtu vërejti se parashtruesi i kërkesës nuk ka bërë çdo gjë që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej tij në lidhje me shterimin e mjeteve juridike.

Si rezultat i kësaj, Gjykata konstatoi se kërkesa në baza kushtetuese për shkak të mos shterimit të të gjitha mjeteve juridike, duhet të shpallet e papranueshme, në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Blerim Ademi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile