Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr. 04/L-082

Nr. të lëndës KI 196/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI196/18 Parashtrues: Dardan Bunjaku, vlerësim i kushtetutshmërisë së Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr. 04/L-082

KI196/18, aktvendim për papranueshmëri i 3 prillit 2019, publikuar më 23 prill 2019

Ključne reči: individualni zahtev, ocena ustavnosti osporenog zakona, ne ovlašćena strana

Fjalët kyçe: kërkesa individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar, palë e paautorizuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 20 prill 2012, Kuvendi i Kosovës miratoi Kodin Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2013.

Podnosilac zahteva je osporio ustavnost određenog broja članova i poglavlja ovog zakona

Parashtruesi i kërkesës e kontestoi kushtetutshmërinë e një numri të caktuar të neneve dhe kapitujve të këtij ligji.

Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës si individ është përjashtuar nga lista shteruese e palëve të autorizuara, të cilat kanë të drejtë në pajtim me Kushtetutën për të ngritur në Gjykatë çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, duke përfshirë edhe vetë ligjin e kontestuar.

Prandaj, Gjykata konsideron, se në baza kushtetuese, kërkesa është e papranueshme sepse parashtruesi nuk është palë e autorizuar që mund të iniciojë vlerësim kushtetues in abstracto në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit.

Parashtruesit:

Dardan Bunjaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër