Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-17-0519-0001/0003, të 15 marsit 2018

Nr. të lëndës KI 111/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI 111/18, Parashtrues të kërkesës: Dragomir Vlasačević dhe të tjerët, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-17-0519-0001/0003, të 15 marsit 2018

KI 111/18, Aktvendim për papranueshmëri  i 20 qershorit 2019, i publikuar më 30 korrik 2019.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procesi i privatizimit, dhoma e posaçme e gjykatës supreme, kërkesë qartazi e pabazuar

 Parashtruesit e kërkesës pretenduan se në procedurën e zhvilluar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme atyre u ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm për shkak se disa nga ankesat-sipas tyre-nuk ishin shqyrtuar fare.

Pas shikimit të dosjes së plotë të lëndës, Gjykata konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk kanë provuar se ankesat e tyre nuk janë shqyrtuar nga  Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme apo se për shkak të “vëllimit të lëndës” këto të fundit janë “ngatërruar” dhe rrjedhimisht nuk janë vlerësuar.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesve është e papranueshme qartazi e pabazuar në baza kushtetuese siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe specifikohet më tej me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

 

 

Parashtruesit:

Dragomir Vlasačević dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile