Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0401, të 24 majit 2018

Nr. të lëndës KI 93/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI93/18, Parashtrues: DPZ “ELEKTRON”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0401, të 24 majit 2018

KI93/18, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 30 janar 2019, publikuar më 14 mars 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kontest civil, kompensim, ratione materiae, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta shkelën të drejtat e saj të garantuara me Kushtetutë. Ajo nuk i ishte referuar në mënyrë konkrete dispozitave të Kushtetutës.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, konstatoi se parashtruesi i kërkesës në të vërtetë kishte ushtruar një mjet juridik, i cili nuk ishte i lejueshëm me ligj. Për këtë arsye, Gjykata si vendim përfundimtar dhe për çështje të llogaritjes së afatit mori Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, AC-I-15-0203, të 6 qershorit 2017, nga pranimi i të cilit e deri te parashtrimi i kërkesës në Gjykatë, ka kaluar më tepër se katër (4) muaj. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

DPZ "ELEKTRON"

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile