Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PZD. nr. 820/2019, të 5 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 96/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI96/19, Parashtrues: Ðeljalj Kazagić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pzd. nr. 820/2019, të 5 shkurtit 2019

KI96/19 Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 8 tetor 2019, publikuar më 31 tetor 2019

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, ratione materiae, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta, duke refuzuar kërkesat e tij për zbutje te jashtëzakonshme te dënimit, kanë bërë shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, me pretendimin se atij iu pamundësua pjesëmarrja në seancën e Gjykatës së Apelit.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se neni 31 i Kushtetutës, në dritën e interpretimit të nenit 6 të Konventës nuk zbatohet në procedurat për rishikimin e ndonjë rasti penal, sepse një person dënimi i të cilit është bërë i plotfuqishëm dhe i cili bën kërkesë për rishikimin e rastit të tij gjatë kësaj procedure, nuk është akuzuar për vepër penale brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. Për këtë arsye, Gjykata konsideroi se pretendimet e parashtruesit në lidhje me refuzimin nga gjykatat e rregullta të kërkesës së tij për zbutje te jashtëzakonshme të dënimit nuk janë ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, për shkak se neni 31 i Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës nuk zbatohen. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, në pajtim me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës është e papranueshme.

Parashtruesit:

Ðeljalj Kazagić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale