Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 168/2018, të 3 gushtit 2018

Nr. të lëndës KI 186/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI186/18, Parashtrues: Ðeljalj Kazagić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 1168/2018, të 3 gushtit 2017

KI186/18 Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 8 maj 2019, publikuar më 7 qershor 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, ratione materiae, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta, duke refuzuar kërkesat e tij për rishikim të procedurës penale, kanë bërë shkelje të nenit 31 [E drejta për gjykim të drejtë] të Kushtetutës, me pretendimin se atij iu pamundësua pjesëmarrja në seancën e Gjykatës së Apelit.

Gjykata, pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se neni 6 i Konventës nuk zbatohet në procedurat për rishikimin e ndonjë rasti penal, sepse një person dënimi i të cilit është bërë i plotfuqishëm dhe i cili bën kërkesë për rishikimin e rastit të tij gjatë kësaj procedure (rishikimit), nuk është akuzuar për vepër penale brenda kuptimit të nenit 6 të Konventës. Për këtë arsye, Gjykata konsideroi se pretendimet e parashtruesit në lidhje me refuzimin nga gjykatat e rregullta të kërkesës së tij për rishikim të procedurës penale, si të tilla, nuk janë ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, për shkak se neni 31 i Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës nuk zbatohet. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës, në pajtim me rregullin 39 (3) (b) të Rregullores së punës është e papranueshme.

Parashtruesit:

Ðeljalj Kazagić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale