Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 394/2018, të 14 janarit 2019

Nr. të lëndës KI 40/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI40/19, Parashtrues Kujtim Shabani, Lulëzim Shabani, Luljeta Shabani dhe Alije Shabani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 394/2018, të 14 janarit 2019

KI40/19, Aktvendim për papranueshmëri, i publikuar më 08.10.2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, përsëritje e procedures,  procedurë trashigimore, kërkesë qartazi e pabazuar, ratione materiae 

Parashtruesit e kërkesës parashtruan për herë të dytë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rastin e tyre, duke kontestuar vendime të ndryshme të gjykatave të rregullta. Herën e parë, përmes kërkesën KI145/16, parashtruesit e kërkesës kontestuar para Gjykatës Aktgjykimit [Rev. nr. 263/2016], të Gjykatës Supreme që refuzoi revizionin e parashtruesve të kërkesës si të pabazuar, lidhur më padinë tyre lidhur me trashëgiminë lidhur me një pronë të caktuar. Këtë kërkesë Gjykata e kishte deklaruar si qartazi të pabazuar.

Në kërkesën e tanishme KI40/19, parashtruesit kontestuan Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 394/2018, të 14 janarit 2019, që kishte refuzuar kërkesën e parashtruesve lidhur me përsëritjen e procedurës që kishte përfunduar me Aktgjykimit [Rev. nr. 263/2016] të Gjykatës Supreme, dhe që kishte qenë objekt shqyrtimi para Gjykatës përmes kërkesës KI145/16.

Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se me vendimin e kontestuar përmes kërkesës KI40/19, Gjykata Supreme ka bërë shkelje të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së,  dhe si rezultat i kësaj edhe i të drejtës për mbrojtje të pronës të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës.

Lidhur me sa më sipër, Gjykata, bazuar edhe në praktikën e saj gjyqësore dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konsideroi se neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutës, në lidhje me nenin 6, paragrafi 1 të Konventës, nuk zbatohet në propozimin e parashtruesit për përsëritje të procedurës. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesve lidhur me refuzimin nga gjykatat e rregullta për të përsëritur procedurën nuk është ratione materiae në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

Sa i përket pretendimit të parashtruesve të kërkesës për shkelje të së drejtës për mbrojte të pronës të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës, Gjykata rikujtoi se parashtruesit e kërkesës pretendojnë se, e drejta për mbrojte të pronës është shkelur si rezultat i shkeljeve të së drejtës për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Duke pasur parasysh se në lidhje me kërkesën e parashtruesve, neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-së nuk aplikohen lidhur me propozimin për përsëritjen e procedurës, Gjykata nuk vlerësoi shkeljet e pretenduara të nenit 46 të Kushtetutës.

Për këtë arsye, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesve nuk i ka plotësuar kriteret procedurale për pranueshmëri, siç përcaktohet me Kushtetutë, dhe siç parashihet më tej me Ligj dhe Rregullore të punës, andaj duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Alije Shabani, Lulëzim Shabani, Luljeta Shabani dhe Kujtim Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim